Minovski: Janeva dhe PSP vendosën të luajnë joobjektivisht dhe politikisht

Shkup, 22 janar 2017 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja duke reaguar sërish ndaj vendimit të Prokurorisë Speciale Publike që ta tërheqë aktkauzën për lëndën 'Puç' konsideron se prokurorja Katica Janeva në këtë rast është përcaktuar për Zoran Zaevin, ndërsa ka mundur "të zgjedhë midis punës profesionale dhe ligjore ose ndihmesës dhe mbulimit të krimit të klientit të tij Zaev".
"Katica Janeva në rastin 'Puç' mund të zgjidhte midis prezantimit të dëshmive të siguruara përmes pranimit të tani të gjykuarit Xvonko Kostovski, skajp komunikimi dhe letra nga Zaevi deri te Verushevski ose të kalojë në anën tjetër dhe për herë të dytë të abolojë një person i cili në të kaluarën bëri edhe vepra të tjera penale. Katica Janeva hoqi dorë nga e drejta dhe drejtësia dhe u përcaktua për Zaevin. Katica Janeva dhe PSP mund të zgjidhnin midis përgjegjësisë për atë për çka janë zgjedhur dhe paguar dhe hyrje të plotë në lojërat politike të LSDM-së dhe vënie në funksion të të aboluarit Zoran Zaev. Katica Janeva dhe PSP vendosën që të luajnë joobjektivisht dhe politikisht", deklaroi në konferencën për shtyp Kirill Minovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së.
Shtoi se në lëndën "Puç" ka dëshmi të shumta dhe se këtë e dinë Katica Janeva dhe Zoran Zaev, prokuroria ppër ndjekje të veprave nga sfera e krimit të organizuar dhe këshilli i cili ka vendosur për plotfuqishmërinë e aktakuzës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail