Jolevski për vizitë pune në SHBAShkup, 23 janar 2017 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski prej sot është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të marrë pjesë në forumin "Terrorizmi global dhe sajber kërcënimet", nikoqir i të cilit do të jetë senatori Xhim Ajnhof. Në suaza të vizitës së punës ministri Jolevski do të realizojë takime bilaterale me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së, kongresmenë, senatorë, mes të cilëve edhe Ted Kruz, si dhe me përfaqësues të tink-tenk bashkësive me ndikim në Uashington.
|