Rotacioni i gjashtë i policëve sllovakë në MaqedoniShkup, 23 janar 2017 (MIA) - Njëzet e pesë pjesëtarë të policisë së Sllovakisë sot do të arrijnë në Maqedoni për të mbajtur aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, në rajonin e Manastirit dhe Mexhitlisë, informon Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup. Rotacioni i gjashtë i 25 pjesëtarëve të polisicë sllovake është në bazë të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet ministrive të punëve të brendshme të Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Maqedonisë. Policët do të pajisen në mënyrë adekuate me automjete të terrenit, kamera termale dhe pajisje për shikim gjatë natës. Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim. Sllovakia në vitin 2016 ka dërguar gjithsejt 125 nëpunës policor, që, siç theksojnë në kumtesën nga Ambasada sllovake në Maqedoni, është kontributi më i madh për kokë banori nga tetë shtetet e huaja të cilat marrin pjesë në operacionet e përbashkëta në Maqedoni. "Ndihma është shprehje e solidaritetit në zgjidhjen e krizës së migrantëve dhe në kontekst të kryesimit të kohëmëparshëm sllovak në Këshillin e BE-së, ku një nga prioritetet ishte "politikë e qëndrueshme e migrimit dhe azilit"", që[ndron në kumtesë.
|