Fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017Shkup, 23 janar 2017 (MIA) - Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot kthehen në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror përfundoi dje me dy ditë mësim shtesë (18 dhe 20 janar), sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të shmanget rreziku nga përhapja e gripit. Nga e hëna e ardhshme më 30 janar, do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjasë deri më 3 shkurt 2017.
|