Bibliotekë në nder të të prof. Gashpar Biro në Amerikan kolexh-ShkupShkup, 23 janar 2017 (MIA) - Universiteti Amerikan kolexh-Shkup sot në hapësirat e tij do të hapë bibliotekë universitare në nder të prof. Gashpar Biro (1958-2014), i cili ka ligjëruar të drejtë ndërkombëtare dhe politikë në Universitetin "Etvosh Lonrand" në Budapest dhe ka qenë përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara për Sudanin. Senati i Amerikan kolexh-Shkup në vitin 2010 ia ndau Gashpar Biros titullin profesor nderi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Universitetit dhe për arritjet e tij të jashtëzakonshme në shkencat politike, në përparimin e të drejtave të njeriut dhe në mbrojtjen e pakicave. "Prof. Gashpar Biro ishte mik i përkushtuar i Maqedonisë. Kolegët e tij, si dhe diplomatët lartë i vlerësojnë përpjekjet e tij në fazat e hershme të njohjes ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, si dhe kontributin e tij për thellim të marrëdhënieve bilaterale mes Hungarisë dhe Maqedonisë. Para se gjithash, ai do të kujtohet si intelektual briliant i cili guximshëm është munduar për idealet e lirisë dhe dinjitetit njerëzor", kumtoi Amerikan kolexh-Shkup. Bibliotekën do ta hapin Ishtvan Igjarto, ministër shtetëror i Diplomacisë kulturore-shkencore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, dhe Marjan Bojaxhiev, rektor i Amerikan kolexh. Pas hapjes së bibliotekës, do të mbahet edhe ligjëratë me temën "Një shekull nga pranimi juridik i islamit në Hungari", nga dr Balash Deri, drejtor i Qendrës për studim të religjionit pranë Universitetit "Etvosh Lorand" në Budapest.
|