Ademi në takimin joformal të ministrave të Çështjeve Evropiane në MaltëShkup, 23 janar 2017 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot dhe nesër, me ftesë të zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maltës dhe ministrit për Çështje Evropiane, Luis Greh do të jetë pjesëmarrës në mbledhjen joformale të ministrave dhe sekretarëve shtetëror për Çështje Evropiane në Valeta, Maltë. Takimi, thuhet në kumtesë, është në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian për çështje të përgjithshme dhe do të përkushtohet prioriteteve të BE-së gjatë kohës së presidencës së Maltës. Në pjesën e parë të takimit, krahas vendeve anëtare të BE-së, janë ftuar edhe ministrat për çështje evropiane të vendeve kandidate.
|