QSHAK "Boro Petrushevski" - shkolla e parë e mesme tërësisht e kompjuterizuar në Maqedoni

Shkup, 7 prill (MIA) - Qeveria sot solemnisht e zyrtarizoi projektin "Komjuter për çdo fëmijë" në shkollën e mesme tërësisht të kompjuterizuar në Maqedoni - Qendra shkollore e auto-komunikacionit - QSHAK "Boro Petrushevski" në Shkup, një nga tri shkollat e mesme në vend të cilat e kanë fituar donacionin e parë të pajisjes nga aksioni.

QSHAK ka 1.100 nxënës, ndërsa ka fituar 900 vende të punës, të sistemuar nga 34 në 23 kabinete. Klasat janë të pajisura me banka të reja, janë siguruar me mjetet financiare të cilat vitin e kaluar në vlerë prej 3.000 eurove u janë transferuar të gjitha shkollave të mesme.

"Deri në fund të gushtit të gjitha 93 shkollat e mesme do të kompletohen tërësisht me kompjuterë dhe rrjete, si dhe 365 shkollat fillore të cilat do të kenë nga pesë deri dhjetë kabinete, varësisht nga madhësia e shkollës dhe nga numri i nxënësve", deklaroi ministri i Shoqërisë Infortimatike, Ivo Ivanovski.

Projekti është realizuar në bashkëpunim partner me EVN - Maqedoni, të cilët kanë siguruar furnizim të jashtëm me energji elektrike dhe Telekomunikimet e Maqedonisë sh.a. të cilët kanë donuar pajisje për çdo klasë me të gjitha shkollat e mesme.

Deri në fund të vitit Qeveria do të vendosë edhe për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën. Ivanovski tha se shqyrtohet mundësia për ata që të furnizohen laptope të vogla, sepse ata janë në moshë në të cilën nuk munden t'i shfrytëzojnë këto kompjutere.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail