Një paralele në gjuhën shqipe në gjimnazin "Koço Racin" në Veles

Veles, 13 gusht (MIA) - Nga shtatori në gjimnazin e Velesit "Koço Racin" do të ketë një paralele në gjuhën shqipe, u morën vesh përfaqësuesit e komunës së Velesit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe prindërve të nxënësve.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pero Stojanovski në takimin në gjimnaz tha se bëhet fjalë për propozim të përbashkët të komunës dhe Ministrisë, ndërsa i pranuar nga këshilli i prindërve.

"Do të ligjerojnë aq profesorë në gjuhën shqipe sa do të zgjedhen në konkursin që këto ditë do të shpallet. Për ato lëndë mësimore, për të cilat nuk do të paraqiten profesorë për gjuhën arsimore shqipe, së pari mësimi do të mbahet në gjuhën maqedonase", tha Stojanovski.

Prindërit u pajtuan që nxënësit nga fshati Buzallkovë çdo ditë të udhëtojnë deri te gjimnazi në Veles, me mjete të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa nxënësit nga fshati më i largët, Jabollçishta e Epërme do të vendosen në konviktin e shkollës së mesme në Veles.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail