Biznes forum - Maqedonia më konkurrentja me shpenzime të ulëta dhe fuqi punëtore të arsimuarShkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Maqedonia ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime, është konkurrente dhe jo vetëm sipas shpenzimeve të ulëta, por edhe sipas fuqisë së arsimuar punëtore. Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski duke folur në biznes forumin e sotëm në Shkup, në të cilin marrin pjesë mbi 40 komapni nga Evropa Juglindore.
"Maqedonia ka shpenzime më të ulëta për bërje të biznesit. Nuk ka asnjë shtet tjetër me shpenzime të tilla të ulëta në Evropë", tha kryeminsitri Gruevski, duke shtuar se krahas tatimeve të ulëta, ofrohet edhe mundësia për lirim nga tatimimi i fitimit të riinvestuar që e shfrytëzojnë dy të tretat e kompanive në Maqedoni.
Potencoi se gjatë viteve të kaluara Maqedonia përparoi shumë në raport me përmirësimin e klimës afariste, duke ndërmarrë disa masa dhe reforma të cilat rezultuan me tërheqjen e investuesve të huaj.
Përmendi s=disa aktivitete që po i ndërmerr Qeveria, duke cekur se të gjithë së bashku bëjnë një mozaik dhe fotografi të mirë për tërheqjen e investuesve të huaj.
Sipas minsitrit të angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski, biznes-forumi është mundësi e shkëlqyeshme për t'u prezantuar përparësitë për të investuar në Maqedoni dhe shfaqi shpresë se koorporata të fuqishme të cilat tashmë janë të pranishme në EJL do të vijnë edhe në Maqedoni.
Sipas Mikele Orzan, kryetar i Odës ekonomike evropiane të Evropës Qendrore dhe Lindore, Maqedonia ka mundësi të shkëlqyeshme investuese dhe është shtet i cili ka reformat më të mira në sferën e biznesit, si dhe është mbrojtëse e mirë e investuesve. Potencoi se për kompanitë është me rëndësi stabiliteti në afat të gjatë dhe se është mirë që Maqedonia po përpiqet ta ruajë atë stabilitet.
Oda prezanton kompani nga dhjetë vende, si Italia, Gjermania, Austria, Sllovenia, Hungaria, Serbia, Rumania dhe Bullgaria.
Biznes-forumi është në organizim të Kabinetit të Bill Pavleskit dhe Odës ekonomike evropiane të Evropës Qendrore dhe Lidnore.
|