Prezantim i rezultatetve nga projekti "Aftësimi i grave të goditura nga konflikti"SHkup, 6 maj 2014 (MIA) - Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) sot organizon ngjarje përfunduese nga projekti "Aftësimi i grave të goditura nga konflikti" (AGG), finansuar nga IPA Komponenti 4 (Programi operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013).
Në ngjarje do të prezantohen rezultatet nga zbatimi 18-mujor i projektit, aktivitetet e të cilit përfshinë gra nga komunat Tearcë, Jegunovc, Zhelinë, Likovë, Çair, Saraj dhe Mavrovë e Rostushë. Projekti ishte mundësi për mbi 250 gra t'i përmirësojnë mundësitë për punësim.
"Qëllimi i AGG-së ishte të mbështetet qasja e grave nga rajonet e goditura nga konflikti në tregun e punës. Gratë patën mundësi të marrin pjesë në trajnim përmes punës, në trajnime për shkathtësi, mësuan të punojnë me kompjuter, e përmirësuan njohurinë e gjuhës angleze, shkathtësitë për sipërmarrësi dhe administratë... Mbi 20 prej tyre gjatë projektit themeluan marrëdhënie pune", kumtoi QMBN.
Buxheti i planifikuar i projektit është 261.680 euro, finansuar nga Bashkimi Evropian, në suaza të komponentit të katërt të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA), me bashkëfinancim nga QMBN.
|