Prezantim i mineraleve dhe kristaleve natyrore për Ditën e planetit TokëShkup, 22 prill 2015 (MIA) - Njohje me minerale dhe kristale nga bota dhe nga Republika e Maqedonisë, mes të cilëve edhe rubini i Maqedonisë, do të mbahet sot dhe nesër në Zyrën popullore të presidentit të Republikës së Maqedonisë në Shkup me rastin e Ditës së planetit Tokë - 22 Prilli.
Njëri nga organizatorët e ngjarjes, Dejan Shkartov, i cili është promotor i rubinit të Maqedonisë, thotë se prezantimi do të mundësojë qasje të re në njohurit se sa minerale natyrore janë të pranishme në jetën tonë të përditshme, pa qenë të vetëdijshëm për ata.
"Asociacioni i parë në temën "Planeti Tokë" ose "Natyra" shpesh është peisazh i shkëlqyer, ose tregim i pasurisë në forma të ndryshme nga bota bimore dhe e kafshëve. Por, ekziston një botë, që është edhe më e pasur me forma, ngjyra, elemente kimike dhe kombinime të tyre, por më pak e njohur - bota e fshehur, magjike e mineraleve dhe kristaleve natyrore", thotë Shkartov.
|