Çfarë duhet të hani pas stërvitjes?

Kur stërviteni, nuk ka rëndësi se çfarë hani para ose pas stërvitjes!

Pas stërvitjes, veçanërisht nëse ka qenë me intensitet më të lartë, shumë njerëz kanë uri dhe përgatitin të gjitha llojet e ushqimeve për të larguar urinë.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh ushqimet që do të fusim në organizëm pas stërvitjes, sepse atëherë nuk ia vlen fare gjithë mundi, sidomos nëse duam të humbim kilogramët e tepërt…

Kur përfundoni një stërvitje me intensitet të lartë, trupi juaj ka nevojë për proteina për të ripërtërirë fibrat e muskujve që janë grisur gjatë stërvitjes. Kjo është arsyeja pse një produkt dietik proteinash është vakti më ideal, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të hani pas stërvitjes?

Mund të përgatisni një omëletë me të bardha të vezëve, të përgatitni mish të bardhë ose kallamar, djathë pa yndyrë ose të zieni apo ta skuqni në skarë fileto të çdo lloj peshku të bardhë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të keni një sallatë me vaktin tuaj – nga domatet, kastravecët, lakra, specat, rrepkat, qepë dhe lakër e gjelbër – gjithçka është e mundur.

Nëse nuk mund të duroni të mos hani pas stërvitjes:

▪ Pini sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë, por mund të pini edhe një filxhan çaj jeshil ose kakao pa sheqer

▪ Mund të pini deri në gjysmë litër kefir me pak yndyrë

▪ Hani një mollë

Nëse keni stërvitje gjatë natës:

… Dhe pas tyre shkoni për të fjetur, pas dushit, merrni vetëm proteina në sasi të vogla, p.sh. 100 – 150 gram djathë me pak yndyrë ose hani një vezë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail