Paris, 12 tetor 2022 (MIA) – Paris Saint-Germain janë të gatshëm ta shesin sulmuesin Kylian Mbappe për 400 milionë euro, ka raportuar në rrjetet sociale insajderi portugez Antero Henrique.
Sipas burimit, një sërë klubesh filluan të shfaqin interes për futbollistin 23-vjeçar francez pas vazhdimit të kontratës me parisienët.
Më parë u raportua se Mbappe dëshiron të largohet nga PSG në janar 2023. Sulmuesi ndihet i “tradhtuar” nga drejtuesit e skuadrës franceze. Një nga arsyet e pakënaqësisë së tij është pozicioni që sulmuesi luan në skuadër.
Mbappe luajti 13 ndeshje për PSG-në këtë sezon dhe shënoi 12 gola. Kontrata e tij me PSG-në është deri në fund të qershorit 2025.
“Transfermarkt” e vlerëson lojtarin në 160 milionë euro.