Doha, 14 shkurt 2023 (MIA) - Fondi për zhvillim i Katarit ka njoftuar se përmes një donacioni do t’u ndihmojë të mbijetuarve në zonat e prekura nga tërmeti katastrofik në Turqi që të gjejnë strehim të përkohshëm në 10.000 ndërtesa të montuara, të cilat janë përdorur gjatë Kupës së Botës në futboll.
Rreth 1.4 milionë tifozë futbolli u vendosën në shtëpitë e montuara gjatë Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.
“Grupi i parë prej 350 objektesh janë dorëzuan të dielën”, njoftoi sot Fondi i Katarit për zhvillim.
Dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë në tërmetin shkatërrues që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën e kaluar, duke lënë miliona njerëz të pastrehë.
Numri i të vdekurve ka tejkaluar 37.000.