Parma në ligën e dytë, Juventusi para promovimit të kampionatitRomë, 30 prill 2015 (MIA) - Mbyllen takimet e javës së 32-të të Serisë A. Juventusi u rikthye te fitorja pasi ka arritur të mposhtë në shtëpi 3-2 Fiorentinës falë dopietës së Karlos Teves dhe golit të Jorentes. Të besuarit bëjnë një hap përpara drejt titullit kampion pasi e shohin veten në vendin e parë në kuotën e 73 pikëve.
Ndërkohë te fitorja qëndrojnë edhe 2 ndjeksit më të afërt të Juves si Roma dhe Lacio.
Ekipi i Piolit shkatërroi 4-0 në shtëpi Parmën e Andi Lilës, ku mbrojtësi kavajas ka luajtur si titullar, ndërsa Roma fitoi në transfertë 3-0 ndaj Sasuolos.
Milani vijon të humbasë dhe këtë herë u dorëzua në shtëpi përballë Xhenoas. Kuqezinjtë e Inzagit u mposhtën 1-3 dhe tashmë janë në një situatë kaotike pasi ndodhen shumë pikë larg vendit që të çon në Kupat e Europës.
Ja takimet në Serinë A: Lazio 4-0 Parma, Juve 3-2 Fiorentina, Milan 1-3 Genoa, Sassuolo 0-3 Roma, Palermo – Torino 2-2, Sampdoria – Verona 1-1, Kievo – Kaljari 1-0, Cezena – Atalanta 2-2.
|