Paris, 27 qershor 2022 (MIA) - Kompania “Brittany Ferris” shpalli anijen ekologjike hibride më të madhe në botë, për vitin 2024. Anija gjysmë elektrike, e quajtur Saint-Malo, thuhet se do të jetë 194.8 metra e gjatë dhe do të ketë një kapacitet baterie prej 11.5 megavat-orë - afërsisht dyfishin e atyre që përdoren zakonisht për anijet hibride.
Anija do të zëvendësojë një nga më të vjetrat që ka lundruar ndonjëherë nga porti i Saint-Malo në Francën veriperëndimore për në Portsmouth, në jug të Anglisë.
- "Britani Ferris" kryeson me krenari në transportin detar të qëndrueshëm dhe punon me partnerë për të sjellë anije "më të pastra" në ato vende ku ne kemi detyrat tona. Teknologjia hibride vazhdon të avancojë programin tonë të rikuperimit të flotës, e ndjekur nga prezantimi i dy anijeve LNG. Nga dita e parë e operimit do të përfitojnë portet si Saint-Malo në Francë dhe Portsmouth në Mbretërinë e Bashkuar. Mundësitë e energjisë bregdetare mundësojnë realizimin e planeve të dobishme, si dhe investimet në infrastrukturën hibride, tha Christophe Mathieu, CEO i kompanisë.
Industria e ndërtimit të anijeve ka nevojë për dekarbonizim, pasi anijet e mëdha janë burimi kryesor i karbonit të dëmshëm. Megjithatë, sipas ekspertëve, madhësia e anijeve dhe distancat që duhet të përshkojnë janë një detyrë e vështirë për të krijuar mundësi të qëndrueshme.